11.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Parlamentarët kanadezë miratojnë mocionin kundër islamofobisë

Më të lexuarat

Një mocion që i kërkon qeverisë të dënojë islamofobinë dhe të gjitha format e diskriminimit fetar ka marrë miratimin e ligjvënësve në parlamentin kanadez.

Mocioni jodetyrues është miratuar me 201 vota pro e 91 kundër, duke patur mbështetjen e të gjithë deputetëve të partisë qeverisëse liberale të kryeministrit Justin Trudeau, e të Partisë së Re Demokratike. Konservatorët votuan kundër mocionit, me dy përjashtime.

Dy janë gjërat e tjera që mocioni kërkon nga qeveria veç dënimit të islamofobisë: të ndërmarrë veprime kundër një vale në rritje urrejtjeje dhe frike karshi Islamit, si dhe të drejtojë një komision që të dalë me iniciativa për zvogëlimin e racizmit dhe të diskriminimit.

Pavarësisht votave dërrmuese në favor të mocionit, kritikat për të nuk kanë munguar. Vetë nxitësja dhe sjellësja në parlament e këtij mocioni, Iqra Khalid, ka marrë telefonata kërcënuese, e policia është detyruar ta ruajë zyrën e saj.

Qeveria e Trudeau-t është gjendur nën presion për t’i dënuar të tëra format e diskriminimit që pas sulmit të janarit mbi një xhami të Kebekut, ku mbetën të vdekur gjashtë besimtarë muslimanë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit