22.5 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Parandalohet kontrabandimi i testeve për COVID-19

Më të lexuarat

Njësit e Doganës kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e testeve të shpejta për COVID-19.

Siç njofton Dogana e Kosovës, në pikë-kalimin kufitar të Dheu të Bardh oficerët doganorë kanë arritur të parandalojnë futjen e mallrave të kontrabanduara.

Në pyetjen e zyrtarit doganor se a ka diçka për të deklaruar, vozitësi (shtetas i Republikës së Kosovës) i automjeti që vinte nga Serbia është përgjigjur negativisht.

Vetura është selektuar për kontroll detal ku dogana është asistuar edhe nga policia dhe gjatë kontrollit janë gjetur të padeklaruara një sasi e testeve të shpejta për COVID-19.

Sasia e testeve te shpejta është si më poshtë:

1.Nasocheck Comfort SARS-COV-2 Antigen-Schnelltest-gjithsej 446 copë

2.Singclean IVD COVID-19 Test Kit (Colloidal Gold Method)- gjithsej 39 copë

3.LUNGENE COVID-19 Antigen Rapid test- gjithsej 16 KompleteX5 80 copënull

4.Vicesars-COV-2 Antigen rapid test-20pce Gjithsej ne copë janë 585 copë.

Mallrat janë konfiskuara si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit