16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Paradokset e performances se shkelqyer se Gertes ne parlament:

Më të lexuarat

1)Pse kishin nevoje deputetet tane te degjonin Gerten per hallet qe ka fshati dhe pse duhej bere kjo gje publike? Nese keta deputet qe gjysma vijne nga fshati nuk i dijne keto probleme nuk duhet te ishin ne ate parlament.
2) A nuk eshte cinike qe nje e shkolluar mire ne perendim zgjedh te shkoj nga Roma ne nje fshat te Rubikut dhe disa fshatare pa shkolle te shkojne ne parlament? Parlamenti ne menyre hipokrite pranon te degjoj lutjen e dikujt qe model suksesi pas shkollimit kishte blegtorine. Pra ju te shkolluar jashte vendit nese ktheheni dhe vendosni te rrisni dhite ne fshat atehere jeni te mirepritur tiu degjojme madje dhe te perlotemi prej jush per faktin se sa keq ju kemi katandisur. 

3) Gerta eshte me e mire se gjysma e deputeteve ne parlament por a nuk jane bashkefshataret e Gertes qe kane zgjedhur ata deputet dhe Gertes i preferojne qumeshtin dhe leshin e dhive dhe jo integritetin apo shkollimin? Nese Gerta neser do kandidonte per deputete apo kryetare bashkie ne nje parti te vogel a do mundte ajo te mblidhte me shume vota se nr i dhive qe po mbarshton?
Perfundimi: Gerta eshte nje vajze shume e mencur qe u perpoq te na jap disa mesazhe paradoksale. Zgjodhi te rrise njerez ne fshat dhe tiu flasi dhive ne parlament. Por se ka nje problem ne demokraci qe dhite ne parlament fillojne dhe hyjne nga fshati dhe ne vend qe ti sjellesh ato ne parlament eshte mire ti bindesh te rrijne ne fshat.
Fabian Zhilla

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit