10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Para se Ramazani të përfundojë!

Më të lexuarat

Para se Ramazani të përfundojë!

Para se Ramazani të përfundojë!
Para se Ramazani te përfundoje: Mbylli portat e urrejtjes! Trokit ne portat e respektit dhe miqësisë! Fale te afërmin dhe te largëtin! Shtoji hapësirat e bardha ne zemrën tende dhe mbylli përfundimisht ato te zezat!
Para se Ramazani të përfundojë!
Shpejto për punë të mira!
Distancohu nga harami
E majta mos e dijë çfarë jep e djathta
Distancohu nga përgojimi!
 
Para se Ramazani të përfundojë!
Distancohu nga hamendësimet e liga.
Distancohu nga të bërit keq, qoftë dhe ndaj atyre të cilët e kanë shkatërruar diçka të bukur brenda teje!
Ruhu nga zullumi, pasi ditën e Kiametit vjen i shumëfishuar!
 
Para se Ramazani të përfundojë!
Shkruaj një letër ku u kërkon falje atyre që pushojnë në ndërgjegjen tënde, atyre që e trazojnë gjumin tënd dhe atyre që e ngacmojnë kujtesën tënde. Kjo, sepse edhe ti, dikur, u ke shkaktuar sadopak dhimbje.
 
Para se Ramazani të përfundojë!
Hape zemrën tënde të mbyllur, me çelësin e tolerancës
Trokiti dyert e mbyllura mes teje dhe mes tyre.
Vendos buqeta lulesh tek pragjet e tyre
Bëj ç’mos që hapësira mes teje dhe atyre, të jetë e bardhë si bora e pastër
 
Para se Ramazani të përfundojë!
Kujtoji ata që dikur e mbushnin Ramazanin tënd plot jetë
E që më pas, ditët bënë të tyren, ata u larguan siç largohen ëndrrat
Duke lënë pas tyre vetëm hidhërim e mall, sa herë që i kujton
 
Para se Ramazani të përfundojë!
Bisedo gjatë me veten tënde
Udhëto në thellësitë e vetes
Kërkoje me qiri në dorë veten
Kërkoji asaj falje dhe ndihmoje tu kërkojë falje
 
Para se Ramazani të përfundojë!
Humbe kujtesën tënde të dhimbshme, sa të mundesh
Mos i kërko goditjet e pabesa që të erdhën pas shpine
Mos i numëro humbjet e tua me ta
Mos e burgos veten në qelinë e dhimbjes
Mos e fshikullo veten me kërbaçin e pendimit
Fali ata që të zhgënjyen
Ata që ta hodhën
Ata që të shpërfytyruan
Ata që të vranë
Ata që të përgojuan dhe hëngrën nga mishi yt i vdekur, duke i harruar ditët e bukura që patën ndarë dikur me ty.
 
Para se Ramazani të përfundojë!
Mbylli sytë sa më thellë
Që ta kuptosh begatinë e shikimit
Që të kujtosh varrin
Errësirën e varrit
Vetminë e varrit
Dënimin e varrit
Të kujtosh njerëz të dashur, të larguar, të cilët lanë pas dhimbje dhe hidhërim, sa gjerësia e tokës.
Ata lanë pas plagë sa gjerësia e qiellit.
Mbetje të dhimbshme që të zënë frymën sa herë kalon pranë tyre.
Kujtime të bukura
Shtiru sikur qan, edhe nëse nuk qan dot
Ndoshta Zoti, të fal ty dhe i fal edhe ata

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit