21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se emërimi i Sit Stuart Peach si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor është një hap i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar a përkrah Shteteve të Bashkuar të Amerikës mbetet garanca e vetme dhe më e fuqishme për zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme të sfidave të rajonit.null

“Emërimi i udhëheqësit të madh ushtarak britanik, Marshal Sir Stuart Peach, si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, hap shumë i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

Si një ndër komandantët kryesor të NATO-së në operacionin menaxhues post-konfliktuoz për Kosovë, Sir Stuart Peach është personalitet më se i nevojshëm në këtë mision.

Mbretëria e Bashkuar përkrah SHBA-së mbeten garanca e vetme dhe më e fuqishme për zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme të sfidave të rajonit tonë”, ka shkruar Meha, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluaar (02.12.2021) kryeministri britanik, Boris Johnson ka emëruar Sir Stuart Peach të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.

Në njoftimin për media thuhet se si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit, Sir Stuart Peach do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor, me të tjerët në rajon, dhe aleatët në SHBA dhe Evropë, për të mbështetur dhe përforcuar stabilitetin rajonal. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit