12.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Pamje: thriller në Hong Kong nga fundosja e një anijeje

Më të lexuarat

Ajo që zakonisht shihet në filma, ka ndodhur realisht

Imazhet që të kujtojnë një film thriller janë shfaqur në një zhvillim të tmerrshëm në det në Hong Kong, kur një anije e madhe u ça në mes dhe u fundos për shkak të një stuhie tropikale.

Deri më tani janë dhjetëra të zhdukur, ndërsa puna titanike e ekipeve të shpëtimit po vijon.

Autoritetet dërguan avionë dhe helikopterë për të ndihmuar në përpjekjen e shpëtimit, me të paktën tre nga 30 anëtarët e ekuipazhit që u sollën të sigurt në tokë.

Pamjet  e publikuara nga autoriteti i aviacionit të Hong Kongut treguan një anëtar të ekuipazhit duke u evakuuar me helikopter ndërsa valët e forta goditën anijen.

Doomed Fujing u fundos rreth 186 milje në jug të bregut të Hong Kongut dhe pamjet e shpëtimit janë vërtet dramatike.

Vihet re se tajfuni Champa është i pari që godet Kinën këtë vit, me stuhi të forta dhe përmbytje. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit