15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Pamje: ç’i bëri “Malik”-u Evropës Veriore

Më të lexuarat

Stuhi të papara në Britani, Danimarkë e Gjermani…

Stuhia “Malik” goditi Britaninë e Madhe me një shpejtësi ere gati 140 kilometra në orë këtë fundjavë, nga e cila dy persona humbën jetën

Ata qenë një djalë 9-vjeçar, të cilit i ra pema mbi kokë, si dhe një grua 60-vjeçare që e pësoi në të njëjtën mënyrë.

Më shumë se 130 mijë shtëpi dhe dyqane në të gjithë Britaninë kanë mbetur përkohësisht pa energji elektrike për shkak të linjave të prishura dhe një stuhi e re, të cilën autoritetet e quajtën “Corrie”, tashmë po lëviz në veri të Ishujve Britanikë, shkruan DW.

Nga stuhia po vuajnë edhe vende të tjera në Evropën veriore. Në Danimarkë, 10 mijë ekipe shpëtimi janë në gatishmëri për shkak të “Malik”-ut, ndërsa në ishullin ku ndodhet kryeqyteti Kopenhagen, pothuajse i gjithë trafiku hekurudhor rajonal është pezulluar si masë paraprake.

Për shkak të një stuhie në Detin e Veriut, një anije mallrash u bllokua nën një urë në brigjet e Ishujve Frizian Lindor. Për shkak të valëve të larta gjashtë deri në shtatë metra, anija u shpëtua vetëm disa orë më vonë me ndihmën e një tërheqjeje emergjente.

Dëme të mëdha dhe një vdekje janë shënuar edhe në Gjermani, ku e njëjta stuhi është quajtur “Nadia”. Në Beelitz, në Brandenburg, një poster zgjedhor u shkëput dhe vrau një kalimtar.

Meteorologët kanë regjistruar kulmin e stuhisë në Gjermani parmbrëmë mes orës 1 dhe 3 të mëngjesit, ku shpejtësia më e lartë e erës shkoi në 127 kilometra në orë.

Për shkak të dëmeve nga stuhia në veri të Gjermanisë, probleme të mëdha u shfaqën edhe në qarkullimin hekurudhor. Pas “Nadia”-s, meteorologët presin një stuhi të re që do të godasë sërish kryesisht pjesët veriore të Gjermanisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit