Palestinë – Forcat izraelite bastisin shtëpitë e 22 palestinezëve

Më të lexuarat

Forcat izraelite me pretekste të ndryshme shpesh organizojnë bastisje ndaj shtëpive të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Në zonat e ndryshme të Bregut Perëndimor ushtarët izraelit arrestuan 22 palestinezë.

Në deklaratën e bërë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në qytetet El-Halil dhe Kefer Kaddum dhe në vendbanimet Silvad, Hazma, Abud, Beyt Avva, Es-Semmu dhe El-Arrub në orët e vona të natës janë bastisur shtëpitë e palestinezëve.

Forcat izraelite me pretekste të ndryshme shpesh organizojnë bastisje ndaj shtëpive të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Sipas raporteve të institucioneve të ndryshme në mesin e të cilëve ndodhet edhe Shoqata e të Burgosurve Palestinez, në burgjet izraelite mbahen të burgosur afërsisht 7 mijë palestinezë në mesin e të cilëve 481 janë nga territoret e okupuara të Jerusalemit Lindor, 57 gra dhe afërsisht 300 fëmijë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit