10 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Pacolli “Xhamia e ibrit duhet te rindertohet”

Më të lexuarat

Pacolli “Xhamia e ibrit duhet te rindertohet”
Të dashur miq,
Kohët e fundit u zhvillua një debat I gjërë për kishën në oborrin e Universitetit. Për këtë kishë, opinionet ishin të ndara, dikush tha që duhet të rrënohet e dikush tjetër që të ngelet aty si kujtesë e represionit dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. Por, për mua është e pakuptueshme se si nuk ka një opinion ose nuk flitet fare për Xhaminë e Ibrit, një prej më të vjetrave në regjion, e cila në mënyrë brutale dhe shtazarake u dogj dhe u rrënua në prill të vitit 99 nga paramilitarët dhe policët serb gjatë luftës në Kosovë. Shpresoj shumë që ekipi shtetëror I Kosovës I angazhuar për bisedime, nuk e ka neglizhuar këtë fakt. Nëse kjo nuk ka ndodh mund të konstatohët liririshtë se grupi shqiptarë i angazhuar për bisedime ka dështuar dhe përgjegjësija është e tyre. Ky objekt I trashëgimisë kulturore domosdoshmërisht duhet të rindërtohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit