21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Origjina e Covid-19, Kina hedh poshtë planin e OBSH-së për një fazë të dytë hetimi

Më të lexuarat

Kina ka refuzuar planin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për një fazë të dytë të një hetimi mbi origjinën e koronavirusit , i cili përfshin hipotezën që virusi mund të kishte shpëtuar nga një laborator kinez.

OBSH këtë muaj propozoi një fazë të dytë të hetimeve mbi shkaqet e pandemisë, duke përfshirë auditimet e laboratorëve dhe tregjeve në qytetin e Wuhan, duke kërkuar transparencë nga autoritetet.

Por Zeng Yixin, zv / ministri i komisionit kombëtar shëndetësor të Kinës, tha se Pekini nuk mund të pranonte një plan që “shpërfill mendjen e shëndoshë dhe sfidon shkencën”. Zeng tha se ai u befasua kur lexoi për herë të parë planin e OBSH-së sepse thekson shkelje nga ana e Kinës  për sa i përket protokolleve laboratorike.

“Ne shpresojmë që OBSH të rishikojë seriozisht konsideratat dhe sugjerimet e bëra nga ekspertët kinezë dhe të trajtojë siç duhet origjinën e  COVID-19 si një çështje shkencore dhe të lerë menjë anë ndërhyrjet politike,” tha Zeng./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit