15.8 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Orban, një veto mbi 50 miliard euro

Më të lexuarat

Hungaria bllokon marrëveshjen e BE-së për ndihmën financiare ndaj Ukrainës

Të premten, Hungaria bllokoi marrëveshjen e Bashkimit Evropian për 50 miliardë euro për Ukrainën nga buxheti i BE-së me liderët që vendosën të kthehen në diskutim në janar, tha kryeministri holandez Mark Rutte.

Ai shtoi se 26 vende të BE-së ranë dakord t’i sigurojnë Ukrainës para nga buxheti i BE-së deri në vitin 2027, por Hungaria ishte kundër kësaj dhe duhet një vendim unanim.

“Ne kemi ende pak kohë, Ukrainës nuk do të mbesin pa para në javët e ardhshme,” u tha Rutte gazetarëve ndërsa largohej nga bisedimet, sipas Reuters.

Në rrjetin social X Orban shkroi se liderët e BE-së do ta rishikonin marrëveshjen vitin e ardhshëm “pas përgatitjes së duhur”.

Vendimi për një paketë të re ndihme për Ukrainën u vështirësua nga fakti se vazhdimi i mbështetjes financiare për Kievin është pjesë e një propozimi legjislativ për një rishikim gjithëpërfshirës të buxhetit afatgjatë të BE-së.

Bashkimi Evropian punon me sisteme buxhetore shtatëvjeçare dhe periudha aktuale buxhetore e përbashkët është deri në vitin 2027.

Në fillim të këtij viti, Komisioni Evropian propozoi mbështetje financiare prej 50 miliardë euro për Ukrainën deri në vitin 2027, nga të cilat 33 miliardë euro do të jepeshin si kredi dhe 17 milionë euro si grante.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së vendosën të enjten, ditën e parë të samitit, të hapin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe miratuan statusin e kandidatit për Gjeorgjinë.

Orban nuk vuri veto për këtë vendim, por zgjodhi ta bëjë atë në rastin e 50 miliard eurove. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit