15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Operohet me sukses një fëmijë 2 vjeç në QKUK, i hiqet tumori me përmasa të mëdha

Më të lexuarat

Një fëmijë i moshës 2-vjeçare është operuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, ku i është hequr një tumor.

Sipas komunikatës për medie, operacioni është kryer me sukses dhe fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2 vjecare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut’, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se, “Operacioni u realizua, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të vazhdueshme nga mjekët pediatër-onkologë”.

“Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi”, thuhet në kominikatën e SHSKUK-së. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit