8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Open Balkan”: është apo s’është Jugosllavi e re?

Më të lexuarat

Përgjigjet e Ramës për deputetin Tritan Shehu

Në përgjigje të një interpelance nga deputeti demokrat Tritan Shehu, me temë “Ballkanin e Hapur”, kryeministri Rama iu përgjigj duke e avokuar edhe më këmbëngulshëm këtë projekt rajonal.

“‘Ballkani i Hapur’ nuk është as zëvendësim, as transformim i Procesit të Berlinit apo i procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Është një mekanizëm për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe Procesin e Berlinit. Që piketat e mbetura në letër të Procesit të Berlinit të transformohen në kilometra të bëra bashkarisht në kuadër të vizionit të këtij procesi”, tha Rama në Kuvend.

Shehu u përgjigj duke thënë se “është një ide për krijimin e Jugosllavisë së re me Shqipërinë brenda”, por Rama argumentoi:

“Se ku hyn Jusollavia e Re nuk e gjej dot. Bëhet fjalë për një hapësirë ku ne duam dhe unë synoj zbatimin e katër lirive të BE.

Nëse qarkullimi i lirë i qytetarëve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve ishte diçka e siguruar në  Jugosllavi i bie që BE na qenka Jugosllavia ndërkohë.

Është krahasim absurd i panevojshëm, i pakuptimtë,  një lojë fjalësh për të cënuar nismën që për mua është interes kombëtar dhe publik.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit