17.5 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

OKB thirrje autoriteteve të Mianmarit për muslimanët e Arakanit

Më të lexuarat

KOMBET E BASHKUARA (AA) – Në Komitetin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, u miratua me shumicë votash rezoluta që autoritetet e Mianmarit t’i japin fund operacioneve me objektiv muslimanët e Arakanit, të sigurohet kthimi me vullnetin e tyre nga Bangladeshi dhe dhënia e shtetësisë për këta persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rezoluta në votimin e zhvilluar me mbështetjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) u pranua me 135 vota pro dhe 10 kundër. Ndërkohë që në votimin ku Kina, Rusia, Filipinet, Vietnami dhe Laosi nuk kanë marrë pjesë, bëhet e ditur se 26 anëtarë kanë abstenuar.

Në rezolutën e cila në muajin dhjetor do të dërgohet për votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, theksohet “shqetësimi i thellë” për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe abuzimet në Arakan. Gjithashtu u bëhet thirrje autoriteteve të Mainmarit që t’i japin fund operacioneve me objektiv muslimanët e Arakanit, të sigurohet kthimi me vullnetin e tyre nga Bangladeshi, për dhënien e shtetësisë, si dhe të sigurohet qasja e misionit hetimor të OKB-së dhe qasja për ndihmat humanitare.

Ndërkohë, kërkohet që sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, të emërojë një përfaqësues të posaçëm për Mianmarin.

Ambasadori i Arabisë Saudite në OKB, Abdullah el-Muallimi, i cili ka folur në emër të OBI-së është shprehur se në Mianmar po përjetohet “një tjetër skenë çnjerëzore” e urrejtjes së fesë, ku si pasojë 620 mijë muslimanë të Arakanit nga të cilët 60 për qind e tyre janë fëmijë, kanë mbetur të detyruar të largohen në Bangladesh.

Ndërsa ambasadori i Bangladeshit në OKB, Mesud bin Momen, muslimanët e Arakanit i ka cilësuar si “njerëzit që janë persekutuar më shumë në botë”.

Ambasadori i Mianmarit në OKB, Hau Do Suan, ka theksuar për rezolutën se “në aspektin e përmbajtjes është me probleme, ndërsa në aspektin e qëllimit i dyshimtë.”

Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti e deri tani si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pretendon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjet dhe daljet në rajon.

Gjatë sulmeve të cilat janë shndërruar në një spastrim etnik janë djegur ose shkatërruar rreth 300 fshatra nga ushtria dhe budistët radikalë, si dhe mbi 600 mijë muslimanë të Arakanit janë larguar në Bangladesh nëpërmjet rrugëve malore, detare apo të lumenjve. Ndërkohë dhjetëra mijëra të tjerë janë në kërkim të rrugëve për t’u larguar në Bangladesh. Supozohet se rreth 2 milionë muslimanë jetonin në Arakan në vitet 1970, por ky numër ka rënë nën 350 mijë për shkak të largimeve nga sulmet sistematike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit