17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Stërvitja e NATO-s, largohet nga detyra personeli ushtarak norvegjez që tregoi si armik Erdoğanin

Më të lexuarat

BRUKSEL (AA) – Personeli ushtarak norvegjez që tregoi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan si bashkëpunues me armiq gjatë stërvitjes së NATO-s është larguar nga detyra, ndërkohë që tekniku që përdori fotografinë e Mustafa Kemal Ataturkut në biografitë e liderëve armiq ka pretenduar se nuk e ka ditur se për kë bëhet fjalë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan: “Vendosëm të tërheqim trupat tanë nga stërvitja e NATO-s”
Stoltenberg, kërkon falje nga Turqia për skandalin
NATO ka dalë me deklaratë lidhur me skandalin që shënjestroi Ataturkun dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan në një simulim gjatë stërvitjes Trident Javelin në Norvegji.

Gjatë stërvitjes Trident Javelin me ndihmën e kompjuterit në Qendrën e Përbashkët Luftarake në Norvegji (JWC), një zyrtar norvegjez ka krijuar një llogari false ushtarake nën emrin e presidentit Erdoğan dhe ka krijuar një bisedë që tregonte ” Erdoğanin” si bashkëpunues me një armik, njoftoi për AA një zyrtar i NATO-s, i cili kërkoi të ngelet anonim.

Personeli i ushtrisë norvegjeze përmes llogarisë false ka dhënë mesazhin se presidenti Erdoğan bashkëpunon me “liderët e shteteve armike”.

Pas zbulimit të skandalit, personeli në fjalë është larguar nga detyra.

Ndërkaq, në një incident të mëparshëm, një teknik për të njëjtin simulim ka përdorur një fotografi të Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Turqisë, në seksionin “Biografitë e Liderëve Armiq” gjatë stërvitjes së kompjuterizuar.

Pamja e Ataturkut është hequr nga biografitë e liderëve armiq pas ndërhyrjes së ekipit turk i cili i është bashkangjitur simulimit.

Në lidhje me incidentin, tekniku ka pretenduar se ai nuk e kishte ditur se fotografia është e Ataturkut, duke kërkuar falje.

Lidhur me zhvillimet, komandanti i JWC-së, Andrzej Reudowicz, ka publikuar një letër në të cilën kërkohet falje.

Më herët, presidenti turk Erdoğan njoftoi se kanë vendosur që të tërheqin 40 ushtarët turq nga stërvitja e NATO-s në Norvegji si rezultat i incidentit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit