OKB: Izraeli dëshiron që OKB të mbetet kanali kryesor i ndihmave në Gaza

Më të lexuarat

Carl Skau, World Food Programme deputy executive director, visits a bakery in Gaza City on June 14, 2024 [World Food Programme/Handout via Reuters]

Zyrtarët izraelitë kanë sinjalizuar se duan që Kombet e Bashkuara të vazhdojnë të jenë kanali kryesor për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza, veçanërisht nëse arrihet një armëpushim, sipas një deklarate të Carl Skau, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (WFP).

“Pati thashetheme se OKB-ja mund të shtyhej mënjanë, por në takimet e mia u bë shumë e qartë se Izraeli dëshiron që ne të vazhdojmë të jemi rruga kryesore për ndihmat,” tha Skau të premten, pas një vizite në Gaza dhe Izrael.

Sipas tij, zyrtarët izraelitë i kërkuan agjencive të OKB-së të jenë të gatshme për të rritur kapacitetet e shpërndarjes nëse ndodh një ndalesë e përkohshme e luftimeve.

Ndërkohë, Skau bëri të ditur se mekanizmi i diskutueshëm i Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF), i kritikuar gjerësisht për dështimet në shpërndarjen e ndihmave, “nuk u përmend fare” në bisedimet me autoritetet izraelite.

Deklarata e Skaut vjen në një moment kur bllokada ndaj Gazës vazhdon dhe organizatat humanitare kërkojnë qasje të plotë dhe të sigurt për të shmangur një kolaps të plotë humanitar. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit