29.7 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

OKB: Gaza është ferri mbi tokë

Më të lexuarat

“Ka lajme se shumë persona përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën nga sulmi në Rafah. Gaza është ferri mbi tokë. Edhe pamjet e mbrëmshme (nga Rafah) janë një tjetër provë e kësaj”, thuhet në një deklaratë nga UNRWA

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë deklaruar se Rripi i Gazës që ndodhet nën sulmet izraelite është “ferri mbi tokë” dhe se këtë e kanë provuar edhe njëherë pamjet dje nga Rafah, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) u theksua se bombardimi i ushtrisë izraelite ndaj kampit të palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah mbrëmë ishte i temrrshëm.

Ka lajme se shumë persona përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën nga sulmi në Rafah, theksohet në deklaratën ku thuhet se “Gaza është ferri mbi tokë. Edhe pamjet e mbrëmshme (nga Rafah) janë një tjetër provë e kësaj”.

Në Gaza nuk ka mbetur vend i sigurt, askush nuk është i sigurt dhe nuk ka linja të komunikimit me punonjësit e UNRWA-së në rajon, thuhet në deklaratë.

“Nuk mund të konfirmojmë pozicionin ku ndodhen (punonjësit e UNRWA-së), jemi të shqetësuar nëse janë apo jo në gjendje të mirë ata dhe të gjithë njerëzit e zhvendosur që janë të strehuar në rajon”, theksohet në deklaratë.

Izraeli dje bombardoi tendat e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah në Rripin e Gazës, për të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi të ndalen sulmet, dhe u njoftua se në sulm humbën jetën të paktën 40 palestinezë.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit