10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Obama: SHBA-ja do të mbrojë Izraelin

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka theksuar sot në një bisedë telefonike me kryeministrit izraelit Netanyahu, se Washingtoni është edhe më tutje i përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së Izraelit, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Krerët e këtyre dy shteteve kanë biseduar pas fjalimit të Netanyahut në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku edhe një herë i ka tërhequr vërejtjen botës se Irani vitin e ardhshëm do të jetë i aftë për të prodhuar armën nukleare. kauaraČelnici dve države razgovarali su posle govora Netanjahua u“Obama dhe Netanyahu kanë theksuar veçmas se kanë qëllim të përbashkët të pandryshueshëm që të ndalin Iranin për të poseduar armë nukleare”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Në të theksohet sidomos fakti se kryeministri izraelit ka përshëndetur porosinë e Obamës nga foltorja në OKB se “SHBA do të bëjë atë që detyrohet të bëjë për të pamundësuar Iranin që të prodhojë armë bërthamore”, transmeton agjencia DPA./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit