15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Obama bisedon me mbretin saudit

Më të lexuarat

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Barack Obama ka folur me mbretin Abdullah të Arabisë Saudite, aleates së SHBA-së.
Zyrtarët nuk dhanë detaje rreth bisedës, por bisedimet erdhën në mes shqetësimeve në rritje mbi konfliktin në Siri dhe zgjerimit të afërt të sanksioneve kundër Iranit lidhur me programin bërthamor të republikës islamike.

Arabia Saudite është përkrahësja kryesore e opozitës siriane, që po lufton kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad dhe ka ofruar ndihmë për kryengritësit.

Bisedimet erdhën po ashtu para hyrjes në fuqi të sanksioneve që ndalojnë importin e naftës iraniane në SHBA dhe në BE.

Arabia Saudite ka rritur prodhimin e saj të naftës këtë vit në pritje të rënies së prodhimit iranian. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit