10.7 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Nxitje për përgatitjen e ditës së llogarisë

Më të lexuarat

Transmetohet nga Muadh Ibën Xhebeli se Resulullahi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk do të lëvizin dy këmbët e robit (njeriut) Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën e tij ku e harxhoi, rininë ku e kaloi, pasurinë nga e fitoi dhe si e shpenzoi dhe diturinë e tij, çfarë punoi me të.” (Transmeton Taberaniu)

Komenti i hadithit

Ditët tona janë të numëruara, jeta na është caktuar, pastaj vjen vdekja për të cilën nuk ka dyshim. Pasi Allahu i Lartësuar i ringjallë njerëzit nga varrezat e tyre, çdonjëri nga ata do të pyetet dhe do të japë llogari për ditët që i ka kaluar në jetën e kësaj bote, a i  kaloi me vepra të mira dhe të shpërblehet, apo me vepra të këqia e të dënohet.

Në hadith përmendet se ai do të pyetet për rininë e tij që konsiderohet si faza më e gjallërishme, aktive dhe e frytshme për njeriun, ku e harxhoi këtë dhe në çfarë forme. Nëse ai e shfrytëzoi  këtë periudhë të jetës së tij me punë të mira dhe kërkim të diturisë së dobishme, do të shpërblehet. Nëse është e kundërta, atëherë do të japë llogari për këtë papërgjegjësi.

Gjithashtu, pyetet për pasurinë që e kishte se si e fitoi atë, a e fitoi me rrugë dhe forma të të ndershme dhe të lejuara, apo nuk e kishte parasysh fare këtë. Pastaj pyetet edhe se si e shpenzoi atë pasuri që e ka fituar, a e shpenzoi në gjëra të lejuara, apo në harame.

Më në fund pyetet për diturinë të cilën e mësoi, a ka punuar sipas saj dhe a është munduar t`u  bëjë dobi edhe pjestarëve të tjerë nga umeti islam me këtë dituri.

Dituria të cilën e mëson njeriu, sikur që mundet të jetë e dobishme, ajo mundet të jetë edhe e dëmshme. E dobishme është ajo dituri nga e cila përfiton pronari i saj që me anë të kësaj diturie të shtojë veprat e mira. Kurse e dëmshme është ajo dituri nga e cila nuk përfitojmë asgjë në praktikën tonë të përditshme. Prandaj edhe një nga duatë e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte se e luste Allahun e Lartësuar ta mbrojë nga dituria që nuk ka dobi prej saj.

Disa dobi nga hadithi:

1.Vërtetimi i ekzistimit të ringjalljes pas vdekjes dhe dhënia e llogarisë për veprat tona.

  1. Hadithi aludon në vetëdijsimin e njeriut që të ketë parasysh se çfarë vepra i manifeston.
  2. Nxitja në vepra të dobishme dhe punë të mira, pasi për to kemi shpërblime.
  3. Fitimi i pasurisë duhet të jetë në forma të lejuara, gjithashtu edhe shpenzimi i saj duhet të jetë në gjëra të lejuara.
  4. Nxitja që të parapërgatitemi për ditën e dhënies së llogarisë.

Përgatiti: Alaudin Abazi

17.01.2006

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit