16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

NXEHTËSIA E XHEHENNEMIT

Më të lexuarat

Temperaturat e larta që po i përjetojmë këto ditë, athua na nxisin me mendu si është nxehtësia e xhehennemit ??
Ne që shumë vështirë po e durojmë këtë vapë, a nuk na shkon mendja për nxehtësinë e xhehennemit ??!

Zjarri në të është 69 herë më i fuqishëm se sa zjarri i kësaj bote!!
Hadith, Buhariu.

” … Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ua ndërrojmë me lëkura të tjera që të shijojnë dënimin…” (Sure Nisa: 56)

Njerëzit e xhehennemit hidhen në;
“Zjarr të furishëm” (Sure Me’arixh: 15)
Ata digjen në;
“një Zjarr përcëllues” (Sure Furkan: 11)
E që është
“një zjarr i ndezur fort” (Sure Lejl: 14)
” Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.” (Sure Kari’a, 11)

Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet):
“Vuani dënimin me djegie!”(Sure El Haxh: 20-22)
” Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.” (Sure Kari’a, 11)

Vapa që njohim ne këtu apo në shkretëtirë, është vetëm një frymënxjerrje e zjarrit të xhehennemit.

“ U ankua Zjarri tek Zoti i tij dhe tha:
‘ O Zot! Pjesët e mia po hanë njëra-tjetrën! Dhe Zoti lejoi për të dy frymëmarrje;
një në dimër dhe një në verë, pra në të ftohtin më të madh që përjetoni dhe në të nxehtin më të madh që përjetoni.”
(Buhariu dhe Muslimi)

Pas këtyre ajeteve dhe haditheve të frikshme, ti motër e zhveshur dhe ti prindë që ke leju devijim kaq të madhë në familjen tënde, tek kush po mbështetesh se do të ruaj nga ky zjarr i frikshëm ??!

Ty o prindë, Zoti të urdhëroi:

“ O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Tahrim, 6)
Prandaj ruaje vetën dhe familjen tënde!

Allahu na ruajtë nga zjarri xhehennemit, e na bëftë prej atyre që e pranojnë këshillën!
O Zot, na e bën fllad në këtë dhe botën tjetër!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit