11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm në Damask arrit në 74 persona

Më të lexuarat

Numri i të vdekurve gjatë sulmit të djeshëm të dyfishtë me bombë, të kryer ndaj besimtarëve shiitë në Damask, u rrit në 74, kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.

Gjithsejt 43 nga viktimat janë shiitë irakianë, të cilët kishin ardhur për pelegrinazh në varrezat në lagjen Bab Musala, në afërsi të një nga shtatë portave për hyrje në pjesën e vjetër të Damaskut. Njëmbëdhjetë nga të[ vdekurit janë civilë, 20 janë luftëtarë, të cilët e mbështesin regjimit sirian, ndërsa tetë nga të vrarët janë fëmijë.

“Rritja e madhe e numrit të viktimave i referohet asaj se shumica nga të lënduarit rëndë iu nënshtruan plagëve gjatë natës dhe në mëngjes”, kumtoi drejtori i organizatës joqeveritare me seli në Britani të Madhe, Rami Abdel Rahman.

Dje, televizioni shtetëror sirian kumtoi për 40 të vdekur dhe 120 të plagosur nga shpërthimi i “dy bombave të vendosura nga terroristët”, siç i quajnë autoritetet siriane kryengritësit dhe xhihadistët, të cilët luftojnë kundër regjimit të bashar al Asadit.

Askush deri më tani nuk e mori përgjegjësinë për sulmin e përgjakshëm. Sipas televizionit libanez “Al Manar”, sulmi është vepër e dy vetëvrasësve me bombë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit