4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Nuk mund të shpëtojmë nga turpi kolektiv për Sirinë”

Më të lexuarat

“Të gjithë së bashku jemi dëshmitarë të rrënimit të popullit, të fëmijëve dhe të ardhmes së Sirisë. Kemi vërejtur vdekjen e njerëzve nga uria, trupat e pajetë të fëmijëve nëpër brigje”, tha O’Brien

KOMBET E BASHKUARA (AA) – Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Çështjet Humanitare dhe Koordinator i Situatave të Emergjencave Stephen O’Brien, në fjalimin e tij kritikoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

O’Brien, në kuadër të detyrës aktuale ka mbajtur një fjalim për herë të fundit në takimin e zhvilluar në këshill në lidhje me situatën njerëzore në Siri.

Pasi ka rikujtuar se në luftën e brendshme në Siri kanë vdekur më shumë se 500 mijë njerëz, O’Brien, ka ripërsëritur edhe njëherë se përgjegjësit duhet të dërgohen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC).

“Të gjithë së bashku jemi dëshmitarë të rrënimit të popullit, të fëmijëve dhe të ardhmes së Sirisë. Kemi vërejtur vdekjen e njerëzve nga uria, trupat e pajetë të fëmijëve nëpër brigje. Kemi zhvilluar takim pas takimi dhe kemi diskutuar për detajet e këtij rrënimi por nuk kemi mundur të sigurojmë kërkimin e llogarisë ndaj personave përgjegjës të këtyre krimeve të panumërta. Teksa largohem nga detyra ime në OKB dua të theksoj se pavarësisht të gjitha përpjekjeve të ndihmave humanitare ne nuk do të mund të shpëtojmë nga pjesa e turpit kolektiv e cila vjen nga mospengimi i vdekjeve të më shumë se 500 mijë njerëzve dhe plagosjes së miliona të tjerëve”, deklaroi O’Brien duke vënë theksin se është e papranueshme që përgjegjësit të shpëtojnë nga llogaridhënia.

“Nuk meritojnë siguri më pak se sa ju”

Ndër të tjera duke rikujtuar se të gjitha vendet dhe popujt në botë për paqe dhe siguri i kanë lidhur shpresat tek Këshilli pavarësisht se KS-OKB-ja është me 15 anëtarë, O’Brien tha se “Gratë, fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët në Jemen dhe Siri që kanë mbetur në mesin e krizave njerëzore të shkaktuara nga dora e njeriut, nuk meritojnë siguri dhe jetesë më pak se sa ju që jeni ulur rreth tryezës në formën e patkoit të kalit”.

Në fjalën e tij pasi ka tërhequr vëmendjen edhe në situatën në Rakka, O’Brien ka theksuar se në këtë qytet vriten mesatarisht 27 persona.

Duke rikujtuar se njerëzit përballen çdo ditë me rreziqet si sulmet ajrore, snaiperët e DEASH-it, minat dhe përdorimit si mburojë e gjallë, O’Brien, ka kërkuar lejimin e daljes së civilëve nga qyteti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit