17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

“Nuk mund të ketë paqe pa një shtet të pavarur palestinez”

Më të lexuarat

Ambasadori i Palestinës në Ankara, Faed Mustafa: “Nuk mund të ketë absolutisht paqe pa një shtet të pavarur palestinez. Dhe një shtet i pavarur palestinez nuk ka pa kryeqytet Kudsin”

 

STAMBOLL (AA) – Ambasadori i Palestinës në Ankara, Faed Mustafa, në lidhje me vendimin e SHBA-së për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit” tha se “Nuk mund të ketë absolutisht paqe pa një shtet të pavarur palestinez. Dhe një shtet i pavarur palestinez nuk ka pa kryeqytet Kudsin. Trump me këtë hap që ke hedhur do të përgatitësh terrenin që populli palestinez të persekutohet edhe më shumë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Mustafa, ka mbajtur një fjalim në mitingun “Kudsi është i Islamit”, i cili është zhvilluar në Yenikapı të Stambollit me thirrjen e bërë nga Partia Saadet dhe shumë organizata të tjera të shoqërisë civile.

Ai u shpreh gjatë fjalës së tij se “Ju përcjell përshëndetjet dhe falënderimet e të gjithëve nga Mesxhid-i Aksa që është kibla e parë e jona. Populli i Palestinës është krenar për qëndrimin tuaj të vendosur. Shpreh falënderimet për ju që ndodheni në këtë miting duke treguar solidaritetin tuaj me popullin e Palestinës. Kudsi nuk është kurrë kryeqytet i Izraelit. Kudsi është një territor i bekuar në tokë. Izraeli e ka pushtuar me forcë atë territor”.

Duke bërë të ditur se e gjithë bota është në dijeni të situatës në Kuds, Mustafa është shprehur se Trump me këtë vendim ka inkurajuar ekstremistët.

“Nuk mund të ketë absolutisht paqe pa një shtet të pavarur palestinez. Dhe një shtet i pavarur palestinez nuk ka pa kryeqytet Kudsin. Trump me këtë hap që ke hedhur do të përgatitësh terrenin që populli palestinez të persekutohet edhe më shumë. Territoret tona dhe ato arabe do të vazhdohen të pushtohen. Izraeli kurrë nuk është një shtet demokratik ashtu siç ti e duartroket. Për këtë, po të pyesësh jo vetëm muslimanët, por edhe kristianët do të marrësh të njëjtën përgjigje. Duhet ta dini se ky vendim që keni marrë do t’i shtojë vetëm sionizmit një njollë të re të zezë në historinë e tij”, është shprehur Mustafa, duke tërhequr vëmendjen se vendimi i Trumpit u ka përgatitur një bazë pushtuese kolonëve.

Duke kujtuar se populli turk është gjithmonë në solidaritet me palestinezët, Mustafa tha se populli palestinez kurrë nuk do të heqë dorë nga rezistenca dhe ndër të tjera ka shprehur falënderimet për Turqinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan, për mbështetjen e dhënë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit