RAMALLAH (AA) – Kryeministri i Palestinës, Rami Hamdallah tha se nuk është e mundur paqja dhe stabilitetit në rajon pa u zgjidhur problemi i Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hamdallah në Pallatin e Kryeministrisë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, i cili ndodhet nën pushtim, u takua me guvernatoren e përgjithshme të Zelandës së Re, Patsy Reddy.
Në një deklaratë nga zyra e Kryeministrit të Palestinës thuhet se Hamdallah në takim me guvernatoren e Zelandës së Re, Reddy ka diskutuar për “zhvillimet e fundit në Palestinë dhe përpjekjet e vazhdueshme mes palëve në Palestinë për arritjen e pajtimit”.
