10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Nuk jena mbeturina, e as 2%, por me lejën e Zotit do ulemi në parlament

Më të lexuarat

Nuk jena mbeturina, e as 2%, por me lejën e Zotit do ulemi në parlament

(urojë të keni kohë ta lexoni një përshkrim timin)

Të nderuar qytetarë, jemi në muajin e mëshirës dhe si çdo herë jemi cak i sulmeve të njëpasnjëshme me nofka (arab, turk, magjup, antikombëtar), të gjitha këto fyerje na vin nga ata që kur një akuzë të vetme nuk ju drejtuan kriminelëve serb por vetëm të shqiptarëve me besim musliman.

Pse gjithë këto fyerje?
Sepse ne si besimtarë secili duke u shty ndërmjetë vete kush ma besimtarë kemi mbet këtu ku jemi, ndërsa ata që po mshefen me llogari dhe me emara falco edhe pse pak në numer që janë ata kanë bërë grupe faqe, dhe cak i tyre janë:
motrat me mbulesa, hoxhallarët, xhamiat, deputetet besimtarë etj, këta që po na fyen identitetin tonë, këta janë që për pesë pare e kanë shitur vetën, ndërsa në anën tjetër ne asnjëherë nuk i kemi fy as kritiku. Ata më shkrimet e tyre edhe sofrat e iftarit po na helmojnë, i keni parë shkrimet e tyre ndaj agjeruesëve.

Këta përsona pos që na fyejnë edhe na përqeshin se jemi 2%, duhet të ju tregohet me datë 11 qershor se nuk jena 2% por jena 96 % edhe pse jena të shpërndar në disa subjekte, ku shumica e atyre subjekteve për poena politike kanë mar afër vetit ata që deri dje i kanë fy (motrat me mbulesa) por kjo nuk na ndalon që ne të dalim të votojmë ata që e meritojnë dhe të ju tregojmë se jena 96% e nëse jo me prpozu kryeministra e ministra të pakten të hymë në at vend me numër më të madh. por frikohem pse? Sepse shumë disa shkojn dhe votojnë prap ato parti që ndalin ezanin, largojnë vajzat me mbulesa nga shkolla, akuzojnë dhe japin urdhra për arrestim të hoxhallarëve, dhe nuk votojnë ata njerëz që kanë frikë Zotin dhe i përulen vetëm atij.

Këto zgjedhje nëse besimtarët e japin kokrrën aty ku duhet, vAllahen këta përsona që po na akuzojnë 2% pasha Allahun jo me na fy por edhe kanë me na bo reklam në favor tonin, sepse vetëm ne jemi ata që ua mësojmë se as nuk e vjedhim vendin, as nuk e shesim vendin.

E nëse ndalemi se kush ma shumë e meriton votën atehërë nuk duhet me mendu shumë por duhet me shiqu se kush ishte ai që dy mandate ju doli në mbrojtje besimtarëve musliman, cila list i ka kandidatët për deputet praktikues të besimit islam, cila list ua ka hapur derën përsonave me aftësi të kufizuara kur dihet se asnjë parti nuk e bëri këtë, të cilës parti janë ata kandidatët e diasporës që kanë nënshkruan se nëse do bëhen deputet do ja japin rrogën e tyre “të gjithë” skamorëve. E atëherë e ke kollaj i dashur vëlla dhe e nderuara motër të gjeni përgjigje se ajo listë është lista prej 110 kandidatëve që ka sjellur Dr.Gëzim Kelmendi, listë që mbrenda vetit mbi 80 magjistra të shkencës, doktora e mësimdhënës, ka 5 kandidate me mbulesë si dhe një memorizues të Kur’anit famëlartë. Kjo parti është e udhëhequr nga një njeri që kur nuk u shit për intersa përsonale por luftoi me tërë qenjën e ti në mbrojtje të vendit siç është Demarkacioni, kërkoi rritjen e penzioneve, rritjen e rrogava për policin e vendit, ishte kundër rritjës së pagave për deputet, ishte në mbrojtje të motrave me mbulesa, në mbrojtjën e imamëve, mbrojte të ezanit dhe kur po afrohet dita e votimit ne si besimtarë jemi ndarë pikë e pesë dhe vetëm Allahu e din rezultatin se si do jetë. Andaj ka ardhur koha të bashkohemi. Të jemi një, të dalim triumfues dhe tua mbyllim gojën këtyre hijenave me emra dhe llogari falco.

Shtohet pyetja çka nëse as FJALA, e as ata që janë nëpër lista të tjera nuk arrin të bëhen deputet, ku mbet zëri jonë në kuvend, pse kur nuk u bashkuam, ose pse nuk përkrahet një list sikurse FJALA e cila edhe nëse nuk e kalon pragun mjafton që e dha mesazhin e çartë së Ne nuk behemi pjesë e pazareve politike dhe do i qëndrojmë besnik popullit. E vetmja parti që bëri koalicion me popullin. E vetmja parti që ka një lider që kur nuk u tërhoq nga qëndrimet e veta, e vetmja parti që ka një lider që ishte i pari në mbrojtje të familjës nda amoralitetit.

Çka nëse pas 11 qeshorit nuk do të kemi Gëëzimin në Kuvend?
Çka do të bëhet kur dihet së këtë mandatin e ri vin në kuvend ligji për mbrojtjën nga zhurmat akustike që aty e kanë vendosur”EZANIN” kush do ta mbrojë?
Çka do të bëhet kur dihet së në këtë mandat do të vin në kuvend ligji për lirit fetare e cila mandatit që shkoi dy herë u kundërshtua fuqishëm nga Gëzimi sepse ishte ligj ktastrofal dh që ishte i dëmshëm për Bashkësinë Islame?
Çka do të bëhet kur fyen besimtarët dhe Gëzimi nuk është në Kuvend për ti mbrojtur?
Çka do të bëhet nëse dikush na prek prap hoxhallarët kush do ti mbrojë nëse Gëzimi nuk është në Kuvend?

Të nderuar është vota juaj është e ardhmja që ju ja japni të ardhmën tuaj vendit tuaj për 4 vite, a do të mashtrroheni nga ata që 2 mandate na shkelën çdo gjë të quajtur Islam apo do ti votoni djemtë dhe vajzat e Gëzimit që të jenë zëri ynë në Kuvend.

I nderuar votues, edhe unë jam kandidat për deputet, por sinqërisht nuk e kërkoi voten për vete sepse e di që ka ma të mirë se unë në list, dhe është e pamoralshme të kërkoi votën për vete kur ka burra e burrnesha ma të denjë së sa unë, por po ju lus juve ta votoni Partinë FJALA, ti voti ata kandidatë që ju e shihni së ja vlen të jenë aty si zëri juaj në Kuvendin e Kosovës, se pasha Zotin nëse kalohet pragu i tyre do jemi më të fortë, deri tash Gëzimi ishte vet një krah, të ja japim Gëzimit edhe një krah.

Të jemi së bashku drejt suksesit të 11 qershor.

Gardiani i Ezanit na pret me 11 qershor.

Profeti Muhamed(paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) “Ashtu siq jeni ashtu do të qeveriseni”.

I nderuari votues, ti ke vlerë, je i ditur dhe i sinqertë, falemnderit për votën tuaj.

Me respekt,
Vëllau i juaj Rinori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit