Nuk ishte vizitë e zakonshme

Më të lexuarat

Vizita e imamit të Qabes në vendin tonë nuk ishte një vizitë e zakonshme.
Ndoshta ishte vizita më e lartë zyrtare islame që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e vendit tonë dhe një dëshmi e gjallë e dashurisë së popullit tonë për fenë e Allahut, për mysafirët, për bartësit e Kuranit dhe për hoxhallarët.
Kjo vizitë na rikujtoi shumëçka:
– Sa e dlirë është dashuria e popullit tonë për Islamin.
– Sa thellë qëndron në shpirtin e këtij populli respekti për dijen dhe bartësit e saj.
– Dhe sa bukur di të presë mysafirët populli ynë, me sinqeritet e madhështi.

Fitimtarët e kësaj vizite:
– Popullata myslimane e vendit tonë, jo fitimtarë, por kampionë! Allahu i ruajtë dhe ua shtoftë dëshirën për këso organizimesh.
– Bashkësia Islame e vendit tonë, e cila në këtë rast tregoi se kur organizimi bëhet me vizion, rezultati është inspirues. Nuk e them këtë si formë servilizmi, sepse prej tij jemi lodhur të gjithë, por si vlerësim real për një organizim të vyer, që e nderoi institucionin dhe vendin.
– Xhematet dhe imamët e xhamive që patën nderin të vizitohen. Vallahi, Allahu ju ka nderuar juve mbi shumë të tjerë, dhe kjo është shenjë e një amaneti që duhet ruajtur.

Por, edhe në mesin e këtij gëzimi, u gjetën disa që nuk arritën të përmbahen as përballë një ngjarjeje të tillë.
Komentet e tyre të ftohta, negative dhe të prirura nga smira apo diç e ngjashme, tregojnë se problemi i tyre nuk është në mendim dhe ideologji, por në zemër.
Më vjen keq për të gjithë këta, por sidomos për disa që jetojnë afër nesh, në këtë qytet, të cilët nuk i kemi njohur kurrë për dituri, fikh apo hadith, por vetëm për polemika dhe përçarje të safit të muslimanëve.
Allahu mos na sprovoftë me urrejtje ndaj robërve të Tij, e na bëftë të gëzohemi për të mirën dhe gëzimet e umetit.

Dhe për fund 🙂

Kombinimi më i bukur kuptohet është Dr. Mahir në Qabe, por, përveç këtij kombinimi gjë shumë e bukur ishte padyshim imami dhe Xhamia e Larme, një pamje që dëshmon se Tetova di të mirpresë me nder e me dashuri.
Përgëzime Myftinisë së Tetovës për reagimin e shpejtë dhe montazhin e këtyre pamjeve, që do të mbeten kujtim për të gjithë ne.

Hoxhe Ali Ashani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit