16.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Njolla e madhe që Emiratet duan t’ja heqin vetes

Më të lexuarat

Si tenton të dalë ky vend famoz arab nga “lista gri” e parave të lista

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të dielën se në të ardhmen e afërt do të krijojnë “entitete gjyqësore” të dedikuara për luftën kundër pastrimit të parave, pasi janë përfshirë në listën e vendeve nën “monitorim të zgjeruar” për këtë çështje.

Organi ndërkombëtar kundër pastrimit të parave, Task Forca e Veprimit Financiar (Groupe d’action financier, GAFI) në mars 2022 vendosi Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me 23 vende të tjera, në “listën gri” të vendeve me “mangësi strategjike në luftën kundër pastrimit të parave”.

Emiratet miratuan një “propozim për të krijuar entitete federale të specializuara për të ndjekur penalisht krimet financiare dhe pastrimin e parave”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve WAM.

Ky është “hapi i parë drejt kryerjes së hetimeve” për pastrim parash dhe “luftë kundër” transaksioneve të dyshimta financiare, sipas të njëjtit burim.

Qëllimi është të rritet “besimi i investitorëve ndërkombëtarë në ekosistemin e biznesit të Emirateve të Bashkuara Arabe” për t’i inkurajuar ata të “sjellin aktivitetet e tyre të biznesit” në vend, sipas WAM.

Reputacioni i Emirateve si një qendër kryesore financiare dhe tregtare në Gjirin Persik dhe ndërkombëtarisht ka vuajtur pasi shteti i pasur eksportues i naftës u vendos në “listën gri” nga GAFI.

Sipas WAM, “entitetet gjyqësore” që do të krijohen do të lejojnë “mbrojtjen e ekonomisë kombëtare” dhe “zvogëlimin e ndikimit” të krimeve financiare.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një qendër e rëndësishme për tregtinë globale, duke lidhur Lindjen e Mesme me Evropën, Azinë dhe Azinë Qendrore.

Aeroporti i Dubait është një nga më të ngarkuarit në planet dhe porti i tij mund të mburret se ka një nga operacionet më të ngarkuara në botë.

Por Emiratet e Bashkuara Arabe tërheqin një numër të madh biznesmenësh rusë që kërkojnë t’i shpëtojnë sanksioneve perëndimore, veçanërisht Dubait, duke ngritur shqetësime midis OJQ-ve dhe ekspertëve kundër pastrimit të parave. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit