9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Një tjetër “Z” në Beograd, pro Ukrainës

Më të lexuarat

Gjetja origjinale e serbëve anti-rusë

Aktivistët e grupit joformal “Rusët, ukrainasit, bjellorusët dhe serbët së bashku kundër luftës”, duke shënuar tre muaj nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, pikturuan simbolikisht simbolin famëkeq “Z” në qendër të Beogradit me ngjyrat e flamurit ukrainas.

“‘Z’-ja është kthyer në një simbol të urryer që lidhet me shkatërrimin, vrasjet dhe fatkeqësitë, dhe ne nuk duam simbole të agresionit dhe luftës në hapësirën publike”, tha një grup aktivistësh që kanë organizuar disa mitingje kundër luftës në Beograd që nga pushtimi rus.

Shkronjat “Z” ishin ngjyrosur blu dhe të verdhë, duke vizatuar flamurin e Ukrainës dhe një orë rëre që simbolizon mesazhin se “koha e çlirimit” të kryeqytetit serb nga ai “simbol i pushtimit që tregon se dhe Beogradi është një qytet i pushtuar”.

Në disa vende në qendër të qytetit dhe rrugëve përreth, krahas simboleve “Z”, janë shkruar dhjetëra grafite “Ratko Mlladiç, hero serb”, shumë prej të cilave ndërkohë janë rilyer.

Avokati Çedomir Stojkoviç u tha disa gazetarëve dhe fotoreporterëve të mbledhur se “Serbia është nën okupimin mediatik të regjimit të Vladimir Putinit”, dhe pasoja është një “epidemi grafiti” që aktivistët do ta heqin dhe do ta rilyejnë në vazhdim të fushatës.

Protesta e re kundër luftës

Një protestë e re kundër luftës është planifikuar për të shtunën në Sheshin e Republikës në qendër të qytetit, ku beogradasit janë të ftuar të mbledhin ndihma humanitare dhe paketa higjienike për Ukrainën.

Serbia ka mbështetur deklaratat e OKB-së që dënojnë pushtimin e Rusisë dhe mbështesin integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, por nuk i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të lidhjeve të ngushta midis Beogradit dhe Moskës, pavarësisht presionit nga BE dhe Shtetet e Bashkuara, duke e shpjeguar atë me interesin kombëtar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit