Shpresojmë që gjithnjë e më shumë rrugë, sheshe, shkolla, universitete e madje edhe aeroporte në trojet tona shqiptare të mbajnë emrat e dijetarëve tanë të mëdhenj.
Emra si Shejh Nasirudin Albani, Shejh Abdulkaderi, Shejh Shuajbi dhe shumë të tjerë, janë pasuri e madhe e trashëgimisë sonë islame. Ata janë udhërrëfyes të dijes, përkushtimit ndaj fesë dhe shembuj frymëzues për brezat që vijnë.
Si kjo rrugë në Gjilan, që mban emrin Nasirudin Albani, një gjest domethënës që tregon se vlerat e vërteta nuk harrohen.
Le të jetë ky vetëm fillimi. T’i nderojmë dijetarët tanë duke i përmendur, duke i lexuar, dhe duke ua dhënë vendin që meritojnë në jetën publike të shoqërisë sonë.
Hoxhë Fitim Gërguri
