Një nga tregimet më të mahnitshme në historinë e Islamit Amerikan është tregimi i Ejub bin Sulejmanit

Më të lexuarat

Një nga tregimet më të mahnitshme në historinë e Islamit Amerikan është tregimi i Ejub bin Sulejmanit. Një i arsimuar nga Senegali, i cili u kap në qytetin e tij të lindjes dhe u shit si skllav në Maryland në vitin 1730.
Në një nga kthesat më të çuditshme të tregtisë së skllevërve dhe pa dyshim për shkak të duasë dhe besimit të tij të sinqertë, ndodhi një mrekulli, dhe ai arriti të fitojë respektin e ‘zotëriut’ të tij duke demonstruar njohuritë dhe karakterin që mbante. Mjeshtri i tij ishte aq i impresionuar sa e lejoi t’i shkruante babait të tij në Afrikë, duke arritur përfundimisht të merrte leje dhe fonde për të fituar ‘lirinë’ e tij.
Ai udhëtoi përsëri për në atdheun e lindjes pas disa vitesh, duke ndaluar fillimisht në Londër, Angli (ku u mor edhe një portret i tij dhe ku punoi si kurator i Muzeut Britanik që merrej me dorëshkrimet arabe), dhe rifilloi një jetë disi normale pas viteve të tmerrshme si skllav. Kjo që shihni është një faqe e Kuranit me shkrimin e tij të dorës, e shkruar nga kujtesa në kohën kur ishte skllav.
Janë rreshtat e parë të sures El-Maide (Kapitulli i Pestë), e shkruar me një shkrim Maghribi shkrim të cilin e kishte përvetësuar kur kishte qenë fëmijë. Cuditërisht, nuk ka asnjë gabim të vetëm në këtë faqe që ai shkroi!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit