20.5 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Një nga sekretet e lumturisë – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

NËSE DËSHIRONI TË JENI TË LUMTUR

Largohuni nga mëkati, sepse mëkatet e thyejnë zemrën, e shkatërrojnë atë, shkaktojnë shqetësime dhe fatkeqësi!

Allahu i Madhëruar thotë shumë qartë:

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
Ta Ha, 124.

Mëkatet kontribojnë në errësirën dhe vdekjen graduale të zemrës, ndaj si mund të përjetoni dhe ndjeni lumturinë e vërtetë me një zemër të sëmurë apo të vdekur?!
Mëkatet rezultojnmë me poshtërim para Allahut të Madhëruar!

Nëse njeriu nuk do të poshtërohej para Allahut, Allahu nuk do ta linte atë në mëkate! Prandaj, si mund të jetë ajo e lumtur para njerëzve ndërsa e poshtëruar para Zotit të njerëzve?!

Allahu na ruajtë nga mëkatet!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit