Një nga gjërat më madhështore në Kuran është se të lidh me parimet, jo me njerëzit

Më të lexuarat

Një nga gjërat më madhështore në Kuran është se të lidh me parimet, jo me njerëzit. Nuk ka asnjë ajet në Kuran që refuzon një ide për shkak të atij që e thotë, dhe nuk ka asnjë ajet që pranon një ide për shkak të autorit të saj. Çdo gjë në Islam lidhet me argumente:

{قُلْ هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ}

Prandaj, edhe vetë Profeti ﷺ nuk na është paraqitur në Kuran si person për t’u lidhur me të, por me mesazhin e tij:

{وَمَا مُحَمَّدٌ إِلَّا رَسُولٌ قَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلِهِ الرُّسُلُ ۚ أَفَإِنْ مَاتَ أَوْ قُتِلَ انْقَلَبْتُمْ عَلَىٰ أَعْقَابِكُمْ}

“Dhe Muhamedi nuk është tjetër veçse i Dërguar; para tij kanë kaluar të dërguar të tjerë. Nëse ai vdes ose vritet, a do të ktheheni prapa (nga feja juaj)?”

Por sot, shumë myslimanë janë larguar nga metodologjia e Kuranit dhe janë lidhur me persona. Nëse i sjell një mijë argumente, nuk të kushton vëmendje; por nëse i përmend emrin e dikujt që ai e madhëron, bie dakord me ty edhe pa e ditur fare argumentin tënd.
Dr. Najif ibën Nehar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit