19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Një në tetë amerikanë janë abuzues të alkoolit

Më të lexuarat

Një studim i bërë së fundmi nga tregon se një në 8 amerikan janë të varur nga alkooli, dhe se një në 4 abuzues të alkoolit janë nën moshën 30 vjeçare.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se abuzuesit më të mëdhenj janë meshkujt, dhe personat që jetojnë me rrogë minimale në Amerikë, ndërsa pas tyre vijnë ata që jetojnë me ndihmë nga shteti, përcjell kp.

Në dekadën e parë të viteve 2000 abuzimi me alkool në Amerikë është rritur për 49%, dhe 12.7% e popullatës të SHBA-s janë abuzues alkooli.

Brdiget Grant, autorja e këtij studimi tha se arsyeja se pse është shënuar kjo rritje e madhe e abuzimit me pije alkoolike, është rritja e madhe e stresit tek amerikanët, dhe se alkooli i ndihmon njerëzit e preku nga stresi dhe depresioni që ta kenë më të përballojnë më lehtë realitetin e tyre. Për shkak se përmes alkoolit ata humbin mendjen dhe kështu nuk kanë mundësi të mendojnë.

Qendra e Kontrollimit të Sëmundjeve, thotë se në SHBA brenda vitit vdesin së paku 88 mijë persona nga alkooli apo rrethana të lidhura me alkool.

Këto shifra të frikëshme janë për tu çuditur se si ndodhin në vendin e “civilizimit”. Muslimani duhet të ketë kujdes, ngase Allahu e ka ndaluar pirjen e alkoolit dhe gjithëçka që lidhet me alkoolin si punën me të apo edhe për tu shërbyer të tjerëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit