8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Një ndër sëmundjet më të rrezikshme të zemrës është hasedi-smira – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

HASEDI-ZILIA

Allahu i Lartësuar, thotë:
“A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij?
Nisa, 54.
Një ndër sëmundjet më të rrezikshme të zemrës është hasedi-smira.

Kuptimi i hasedit-smirës:
“Smira apo Hasedi është:
-Të shikuarit e dhuntisë që i është dhuruar vëllait tënd nga ana e Allahut, e ti shpreson që ajo dhunti ti humb vëllaut tënd e ta marrësh ti në posedim atë dhunti, gjithmonë duke shpresuar që askush mos ta posedojë atë dhunti përpos teje.”
Tefsir Ibn Kethir, 1/383.

Babai i Jusufit alejhis selam, Jakubi alejhis selam, tha:
“O biri im, mos ua trego ëndrrën vëllezërve tu, sepse shejtani për njeriun është armik i qartë”. Jusuf, 4-5.

Muhamedi alejhi selam, ka thënë:
“Nuk bashkohen në një zemër imani-besimi dhe zilia.”
Sahih en Nesai.

Për këtë aryse kur e pyetën Hasan El-Basriun:
“A ka hased njeriu, a ekziston hasedi? Ai tha: ”Çfarë të bëri ty që t`i harrosh vëllezërit e Jusufit alejhis selam?!”

“Veshja më e keqe për njeriun është hasedi-zilia, sepse sjellë mërzi dhe pikëllim, dhe është sëmundje për të cilën nuk ka shërim. A nuk e ke parë Iblisin? Aq shumë e kishte zili Ademin, saqë kjo zili i solli fatkeqësi derisa u mallkua pasiqë ishte i dalluar.
Është e lehtë për njeriun t’i kënaqë të gjithë ata që janë të zemëruar në këtë botë, përveç ziliqarëve, sepse me të vërtetë, ai nuk mund të kënaqet derisa të i hiqet ajo begati që ky e ka zili!”
Ebu Hatim, Allahu e pastë mëshiru.

“Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit,
– që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar,
– dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri,
– dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji),
– dhe nga sherri i hasedgjis, kur vepron me hased-smirë.” Felek, 1-5.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit