12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Një Millosheviç i ri shfaqet në Serbi

Më të lexuarat

Kryetari i “Djathtës Serbe”, Misha Vaçiç, të dielën në mbrëmje i ka dorëzuar Komisionit të Zgjedhjeve 12.500 nënshkrime për kandidaturën për president të Serbisë.

Si mbërriti aty me një xhip të blinduar me targa ruse, në një kolonë prej dhjetëra automjetesh me flamuj serbë dhe rusë dhe me një kortezh me pishtarë.

Në kolonë kishte edhe automjete që pos me targa ruse, disa prej tyre kishin shenjën “Z”, të cilën forcat ruse e përdorin gjatë agresionit ndaj Ukrainës.

Po me ç’kredo politike kandidon Vaçiç? Për të thuhet se është “i vetmi kandidat që ka dalë me një ideologji të fortë patriotike që synon fuqizimin ekonomik dhe ushtarak të vendit në mënyrë që të krijohen kushte për rivendosjen e sovranitetit mbi territoret e okupuara serbe dhe bashkimin me vendet e tjera serbe”.

Ai tha se serbët duhet të imitojnë Rusinë, e cila, siç thotë ai, “erdhi në situatën e rindërtimit të shtetësisë së saj me territoret e humbura në komunizëm” përmes forcimit të ekonomisë dhe ushtrisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit