19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Një lajm shokues vjen nga ekspertët e BE-së: Shqipëria ka shans të anëtarësohet vetëm në vitin 2050!

Më të lexuarat

Duket se ëndrra europiane e Shqipërisë, po largohet vit pas viti në kohë. Nëse deri në vitin 2013 kur erdhi në pushtet Rilindja, kufiri deri në vitin 2020 ishte pranueshëm edhe për më skeptikët në kancelaritë e Brukseli, sot jemi mjaft larg edhe nga hapja e negociatave për anëtarësim.

Së fundmi dy ekspertë mjaft të njohur të fushës, Tina Freyburg dhe Tobias Böhmelt, kanë përpiluar një studim dhe e kanë paraqitur për “London School of Economics and Political Science”. Në punën e tyre të thelluar janë trajtuar indikacionet dhe shanset, bazuar në të dhëna për ekonominë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut, korrupsionin dhe prezencën e krimit të organizuar në të gjitha vendet që janë aspirante për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Nga rezultatet e këtij studimi të ri lidhur me aftësinë e shteteve kandidate për të përmbushur kriteret e pranimit, Shqipëria rezulton, disa dekada larg këtij synimi.

Ekspertët e mirënjohur Freyburg dhe Böhmelt kanë arritur në përfundimin se vetëm njëra prej shteteve aktuale kandidate për BE, Maqedonia fqinje me ne, ka gjasa që t’i përmbushë kushtet brenda vitit 2023. Ndërkohë dy vende të tjera me dominim të popullsisë sllave, Serbia dhe Rusia, duket se mund ta arrijnë këtë sukses në mesin e viteve 2030.

Kur marrin në shqyrtim shanset e Shqipërisë, lajmi është shokues. Vendi ynë së bashku me Bosnje-Hercegovinën që ka probleme të mëdha të brendshme etnike, rezultojnë se nuk kanë gjasa nëse vazhdojnë me performancën aktuale, që t’i përmbushin kriteret për anëtarësim në BE, përpara vitit të 2050.

Dy studiuesit e njohur të fushës, janë përkatësisht profesorë në universitetet e St Gallen në Zvicër dhe të Essex në Britani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit