Një këshillë për ju
Përgatija (zahirja/nozulli) është e pakët.
Rruga është e gjatë.
Libri nuk le gjë pa shënuar, qoftë e vogël apo e madhe.
Exheli është duke na u afruar.
Vështirësitë e Kijametit i thinjin edhe fëmijët.
E cila punë e dnyjasë qenka më e rëndësishme se kjo gjë?!
O rob i Allahut! Ti që i lexon këto rreshta, ke frikë Allahun dhe kujto se do dalësh para Madhërisë së Tij, do japësh llogari për krejt ato që i ke bërë, do jesh mes ndëshkimit e faljes së Tij, andaj ke frikë Allahun pa kufi!
Ti që je duke i lexuar këto shënime, kujto se je në muajin Shaban1446, e në këtë muaj ngriten veprat tona te Allahu, andaj nxito në pendim të sinqertë me të cilin do përmbyllësh shënimet e veprave tuaja në këtë regjistër. Regjistër i cili do ngritet tek Allahu, i cili i pranon mangësitë tona, i kalon ato edhe i gëzohet pendimeve tona.
Nëse edhe tash nuk kthehesh drejt Allahut, atëherë kur do jetë dita në të cilën do kthehesh?!
Mos harroni Namazin me xhemat!
Mos harroni dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes!
Mos harroni leximin e faqeve të caktuara të Kuranit!
Mos harroni namazin Duha!
Mos harroni të jepni sadaka!
Mos harroni të kujdeseni për prindër tuaj!
Mos harroni të kujdeseni për gruan dhe fëmijët tuaj!
Mos harroni të kujdeseni për fqinjët tuaj!
Mos harroni të kujdeseni për hoxhallarët dhe mësuesit tuaj!
Mos e harroni Urën e Siratit!
Mos e harroni as Xhennetin e as xhehenemin!
Mos e harroni Allahun asnjëherë!
Bekir HALIMI