Një frazë tipike e Ben Blushit te Islami i deklaruar i Aleksia Peleshit

Më të lexuarat

Ironia e dy zhvillimeve paralele: ajo, si të kishte një përgjigje për atë

Nuk dihet nëse Ben Blushit i ka shkuar lajmi i kalimit në Islam të bijës së Niko Peleshit, ardhur po nga ai ambient, nga ai lloj identiteti shoqëror, te i cili bën pjesë deri diku dhe vetë Blushi – Korça, pjesa e ortodokse e këtij qyteti që në rrënjë musliman.

Madje, diku qartë e diku kamuflueshëm, edhe pse si ateist, shkulmat anti-islame e anti-muslimane të Blushit, futur medemek në kostume letrare, bëhen dhe në emër të një avance kulturore ortodokse të pretenduar ndaj muslimanëve.

Gjithsesi, për ironi, në tekstin brilant të Aleksia Peleshit ku kumton përqafimin e Islamit, gjendet dhe një frazë që Blushi, në stilin e tij oratorik e përdor shumë, deri në tepri: “E dini pse?”.

Këtë frazë e ka përdorur pikërisht dhe e bija e Nikos, si t’i bënte karshillëk Blushit.

Shkruaj ajo diku në mesazhin e saj drejtuar publikut në Insta: “Këtë vit kalova më shumë kohë vetëm sesa kam kaluar ndonjëherë. Jetova vetëm, eca vetëm, udhëtova vetëm, u ula vetëm, megjithatë kurrë nuk u ndjeva e vetmuar. E dini pse? Sepse ndjeva praninë e Allahut pranë meje në çdo hap, çdo lot, çdo moment heshtjeje”.

Në fakt, i gjithë mesazhi i saj, ajo çfarë ka shkruar për të shpalosur dritën e besimit nga e cila është përfshirë, ngjante ndër të tjera, si të ishte një përgjigje për Blushin bash në valën e këtij të fundit për t’i bërë sa më shumë reklamë pocaqisë së tij të radhës kinse letrare –“Jam musliman”, siç në fakt nuk duhet të jetë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit