7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Një francez gjobitet 10.000 euro për një poster ku Macron dukej si Hitleri

Më të lexuarat

Michael-Ange Flori u gjobit me 10.000 euro për posterin ku përshkruante Presidentin e Francës si udhëheqësin nazist Adolf Hitler, transmeton Anadolu Agency (AA).

Macron paditi 62-vjeçarin Flori, kurse një gjykatë në Toulon e shpalli atë fajtor për fyerje të qëllimshme të presidentit.

Mbrojtja njoftoi fillimin e një procedure apeli, ndërsa Flori tha se Macron është i shpejtë në mbrojtjen e lirisë së fjalës derisa të preket personalisht.

“Të gjithë shkruanin në mure, kurse unë vetëm e vendosa në poster. Karikatura është një formë e vjetër e të shprehurit”, tha Flori në mediat sociale.

Më 19 korrik, Flori vendosi postera në Toulon dhe Seyne-sur-Mer që përshkruanin Macron-in si Hitlerin, pasi Macron prezantoi një dispozitë për vaksinimin e detyrueshëm anti-COVID në një numër profesionesh në Francë. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit