9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Një fitore palestineze në OKB

Më të lexuarat

Miratimi i një projekt-rezolutë që konsideruar si ‘pikë kthese diplomatike dhe juridike”

Komiteti i Dekolonizimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një projekt-rezolutë palestineze që kërkon një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) mbi pushtimin e vazhdueshëm të Izraelit.

Rezoluta e miratuar në selinë e OKB-së kërkon që GJND-ja të rishikojë urgjentisht vazhdimin e okupimit, vendbanimit dhe aneksimit të territorit palestinez nga Izraeli, të cilat shkelin të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jerusalemin Lindor në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967, ndërsa negociatat, të cilat u zhvilluan me ndërmjetësimin e SHBA-së, u ndërprenë në vitin 2014, raporton Reuters.

Ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki tha në një deklaratë se 98 vende e mbështetën rezolutën, 52 abstenuan dhe 17 votuan kundër.

“Pikë kthese diplomatike dhe juridike”

Ai përshëndeti votimin dhe e përshkroi rezolutën si një moment historik diplomatik dhe ligjor, i cili do të hapë një epokë të re për mbajtjen e Izraelit përgjegjës për krimet e tij të luftës.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, tha se duke bërë thirrje për përfshirjen e GJND-së, palestinezët po shkatërrojnë të gjitha shanset për pajtim.

Duke iu drejtuar forumit, ai tha se palestinezët kanë refuzuar çdo iniciativë paqeje dhe tani janë duke përfshirë një organ të jashtëm me pretekstin se konflikti nuk është zgjidhur.

GJND-ja e konsideroi për herë të fundit konfliktin në vitin 2004, kur vendosi se barriera e Izraelit që ndan Izraelin nga Bregu Perëndimor ishte e paligjshme.

/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit