Një burrë nga Andaluzia u nis drejt Lindjes dhe kreu haxhin… Në kthim, Bajrami e zuri në Egjipt

Më të lexuarat

Ai rrëfen:

“U fala me njerëzit namazin e Bajramit dhe shkëmbyem urime me ta. Pastaj secili u kthye në familjen e tij për të festuar… ndërsa unë mbeta vetëm.

I huaj… pa askënd.

Bleva disa lupina (fasule lupini) dhe shkova buzë Nilit. Fillova t’i ha një nga një, duke i hedhur lëvoret pranë meje… ndërsa mendimet më rëndonin zemrën.

Dhe thashë me vete: ‘Nuk ka njeri në tokë më të pikëlluar se unë…’

Por, teksa isha i humbur në këtë ndjenjë, dëgjova një lëvizje të lehtë pranë meje. U ktheva… dhe pashë një burrë të varfër që po mblidhte dhe hante lëvoret që unë i kisha hedhur!

Në atë çast… zemra ime u drodh.

E kuptova se nuk isha unë më i sprovuari…
dhe se kjo ishte një shenjë nga Allahu për të më zgjuar.

Menjëherë kërkova falje… dhe ndjeva se brenda meje diçka u ndryshua.

Ndonjëherë…
ajo që na duket si dhimbje e madhe, është vetëm sepse nuk kemi parë akoma sprovat e të tjerëve.

Prandaj falëndero… edhe kur mendon se je vetëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit