Kështu u hoq qafe së fundi një gjeneral i rëndësishëm rus
Gjeneral-lejtnant Fanil Sarvarov, 56 vjecc, kreu i Departamentit të Trajnimit Operacional të forcave të
armatosura të Presidentit rus Vladimir Putin, u vra pasi makina e tij u hodh në erë në Moskë të hënën në mëngjes, më 22 dhjetor.
Ai ishte një nga gjeneralët kryesorë të Putinit që po shkonte në punë me Kia Sorento-n e tij herët këtë mëngjes.
Ai hipi në makinën e tij rreth orës 6:55 të mëngjesit në një parking në lagjen Yasenevo të Moskës, dhe disa sekonda pasi e ndezi automjetin, ndodhi një shpërthim i tmerrshëm që zgjoi të gjithë lagjen.
“Në fillim menduam se ishte rrëzuar një dron, dhe pastaj pamë automjetet në flakë”, thanë dëshmitarët, sipas mediave ruse.
Forca e shpërthimit shkaktoi dëme të tmerrshme te Kia, dhe vetë Sarvarov u nxor nga automjeti i gjallë
nga ekipet e shpëtimit. Megjithatë, ai ndërroi jetë nga plagët e tij gjatë rrugës për në spital.
Sipas mediave lokale, të paktën shtatë makina të tjera u dëmtuan në shpërthim.
Është kjo një ndër goditjet më të rënda për regjimin e Putinit nën hijen e luftës në Ukrainë, pasi lidhet si akt drejtpëdrejt me atë që po ndodh në frontin e ballafaqimt ushtarak mes dy fqinjëve në armiqësi, ku njëri ka agresuar tjetrn prej afro katër vitesh. /tesheshi.com/
