11.1 C
Pristina
Friday, May 24, 2024

Një Bayraktar tjetër po vjen…

Më të lexuarat

Ç’përfaqëson risia më e fundit inovative e Baykar Technology

Bayraktar TB3 UCAV është risia e fundi në një krijim inovativ i Baykar Technology. Bëhet fjalë për një avion të sofistikuar të armatosur pa pilot që shquhet për aftësinë e tij për të kryer ngritje dhe ulje autonome nga aeroplanmbajtëse, si TCG Anadolu, e cila është anija më moderne në flotën turke.

Duke kombinuar misionet e zbulimit dhe vëzhgimit me aftësinë për të kryer operacione të bazuara në inteligjencë, TB3 UCAV është e pajisur për të mbajtur armatime të gjera nën krahët e saj, duke theksuar gjithashtu aftësinë e saj sulmuese.

Sipas turqve, TB3 vendos standarde në industrinë globale të aviacionit me risitë e tij.

Bayraktar TB3, i cili është më i gjerë dhe më i gjatë se UCAV-të Bayaraktar TB2 që kanë qenë në shërbim aktiv për 600 mijë orë, është projektuar me një strukturë krahësh të palosshme të përshtatshme për t’u përdorur në platforma lundruese që mund të mbajnë avionë, si transportues helikopterësh dhe aeroplanmbajtës.

Bayraktar TB3 do të ngrihet dhe do të ulet në TCG Anadolu nën fuqinë e tij. Asnjë sistem katapultë nuk do të përdoret për ngritje dhe asnjë litar nuk do të përdoret për ulje.

Përveç dizajnit të krahut të tij të palosshëm, Bayraktar TB3 mund të kontrollohet nga distanca me modulin e komunikimit satelitor (SATCOM) në pajisjen e tij, i cili ofron komunikim në vijën e shikimit.

Në këtë mënyrë, avioni i ofron përdoruesit mundësinë për të kryer operacione të armatosura të mjeteve ajrore pa pilot në misione jashtë shtetit. Platforma e avionit në fjalë, e cila do të shërbejë në TCG ANADOLU së bashku me sistemin e avionëve luftarakë pa pilot Kizilelma, përdor motorin aero turbodiesel Tei-Pdi 70 të zhvilluar nga TEI dhe motori është i aftë të prodhojë 172 kf.

Deri më tani, testet i ka vazhduar edhe konkurrenti më i fortë i Bayraktar TB3, amerikani “Mojave UAV”, i cili në nëntor 2023 ka kryer me sukses testet e ulje-ngritjes në aeroplanmbajtësen HMS Prince of Wales të Marinës Britanike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit