19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Një avion amerikan pa pilot eleminoi fizikisht një komandant të talebanëve në terren

Më të lexuarat

Autoritetet e sigurisë në Pakistan kanë bërë të ditur për vrasjen e një komandanti të lartë të militantëve nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara. 

Në veriperëndim të Pakistanit, në provincën e Waziristanit Jugor, u vra udhëheqësi i grupit të militarizuar pashtun, Mullah Muhammad Nazir. Siç njofton Agjencia France Presse, avionët pa pilot të SHBA-ve eliminuan fizikisht edhe 13 militantë të tjerë. Muhammad Nazir akuzohej për dhënien e ndihmës talebanëve në Afganistan në luftën kundër forcave të NATO-s dhe ushtarakëve lokalë. Për këtë arsye autoritetet mbajnë përgjegjës Nazirin për sulme të koordinuara ndaj trupave të SHBA-së dhe atyre të udhëhequr nga NATO-ja në Afganistanin fqinj.

Ai thuhet se ka qenë në marrëveshje armëpushimi me ushtrinë pakistaneze dhe se nuk ka kërcënuar sigurinë në Pakistan. Mund të ndodh që kjo ka qenë edhe arsyeja e eliminimit të tij, ngase përendimi nuk është i interesuar që Pakistani të jetë një vend stabil. 

Waziristani Jugor është pjesë përbërëse e të ashtuquajturës Zonë e Fiseve, e cila shtrihet përgjatë kufirit afgan. Ky është një territor i veçantë i Pakistanit, në të cilën nuk përhapen, nuk veprojnë ligjet zyrtare të vendit.

Analistët mendojnë se vdekja e tij mund të shkaktojë probleme në marrëdhënien Uashington-Islamabad sepse ushtria pakistaneze i sheh komandantë të tillë si pika kyçe për të ruajtur paqen brenda vendit.

Sulmet ajrore amerikane kanë pësuar rritje të ndjeshme që kur Barack Obama mori detyrën si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2009. Qindra persona janë vrarë duke bërë që zemërimi publik në Pakistan të shtohet gjithmonë e më shumë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit