14.4 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Nikolliq kërkon falje për krimet në Bosnjë

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se “i vjen keq për të gjitha krimet e kryera ndaj boshnjakëve”.

“Gjunjëzohem dhe kërkoj falje në emër të Serbisë për krimin që është kryer në Srebrenicë. Kërkoj falje për krimet, të cilat në emër të shtetit tonë dhe popullit tonë, i ka kryer cilido individ”, ka thënë Nikolliq, njofton REL.

Ai i ka bërë këto komente në një intervistë për Televizionin në Bosnjë, e cila do të transmetohet më 7 maj.

Nikolliq, po ashtu, ka thënë se për të, serbët në Republika Sërpska janë boshnjakë, “edhe pse disa prej tyre nuk duan që të quhen ashtu”.

Nikolliq, në fillim të mandatit të tij si president, ka thënë se në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid, por krim i rëndë lufte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit