12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ngushëllo o Çarli Hedbo i Kosovës!

Më të lexuarat

Disa orë pas tërmetit shkatërrues të 7 shkurtit, i nxorri edhe profesor Latifi “xhevahiret” e tij nga goja. Ishte munduar të hiqej si i prekur, por asnjë ngushëllim nuk lexohej aty. Ec e merre vesh, a si keqardhje për të varfërit i ka shkruar ato rreshta apo për të filozofuar edhe në ditë fatkeqësie! Hidhu e përdridhu, për ta kapur diku fillin me muslimanët. Po të binte në Nju Jork, do të nxitonte të solidarizohej si vetëtima, si gjama e rrufesë shgjetare, të shprehte ngushëllimet nga thellësia e zemrës me shpirt të thyer e të lënduar. Pa dyshim ai nuk do t’i cekte endacakët e Nju Jorkut që janë më të shumtë në numër se të varfërit e Turqisë. Fundja, filozofi do të thotë të flasësh shumë e të mos thuash asgjë.

A dhimbja për të varfërit e vrarë e kishte shtyrë apo rasti i volitshëm për të shfryrë dufin ndaj shtetit turk që i kishte lënë në pikë të hallit qytetarët?! Nuk e di si ishte informuar profesor Latifi për gjendjen ekonomike të viktimave?! Gaziantepi dhe zonat përreth nuk janë zona të vuajturish dhe viktimat kryesisht ishin nga shtresa e mesme dhe masat e gjera të popullit. Apo shpirti i zi nuk ia frenon dot vrerin që vjell nga goja?!

A në ditë fatkeqësie e gjeti profa të bëjë filozofi?! Edhe në mes të Beogradit të kishte rënë tërmeti nuk do t’i kishte shkuar ndokujt ndër mend të bënte filozofi për të shfrytëzuar situatat. Shumë i paske fërkuar duart profesor Latifi. Filozofia në vetvete synon përsosjen e moralit, humanizmin dhe pastrimin e shpirtit. Si mund të jetë filozof i mirë një shpirtlig si ti që as fjalën ngushëllime nuk ta nxë goja, të paktën sa për sy e faqe! Si mund të jetë i moralshëm një njeri që gënjeshtrës nuk i ndahet dot as në ditë fatkeqësie.

Bëre ç’bëre e shpike edhe varfërinë pretekst për të goditur “armiqtë”. Si ne ashtu edhe ti e dimë shumë mirë që ato zona nuk kanë lidhje me varfërinë. Po thuaje o shpirtvogël një fjalë të mirë. Nëse nuk thua i mëshiroftë zoti, se një si ti nuk beson në zot, të paktën thuaj: Ngushëllime! Ndiejmë keqardhje për viktimat! Urojmë të shërohen të lënduarit! Nxirre o filozof një fjalë të mirë! Fshehe ligësinë që ke qoftë edhe një herë të vetme!

Sidoqoftë nga ti nuk pritet as humanizëm e as fisnikëri. Ena ç’mban derdh. Si përfundim të them: Më mirë varfanjak nga xhepi se sa varfanjak nga shpirti e mendimet. Shëndet e me të mira!

Hoxhë Florian Leli

Shkrimi i Blerim Latifit në fb
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit