16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Nga veprat më të mira dhe më të lehta është përmendja e Allahut – Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Më të lexuarat

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi, Allahu e ruajttë, në njërën prej ligjëratave të tij shkencore ka thënë:

Nga veprat më të mira dhe më të lehta është përmendja e Allahut, e sidomos në netët e Ramazanit për shkak të lehtësimit të tij. E, nëse e godet të bëjë dhikër në natën e Kadrit, shpresohet t’i shumëfishohet shpërblimi në mijëra herë.

Dhikri më i mirë është fjala e teuhidit, dhe forma më e mirë e tij është: (La ilahe il-lAllah, vahdehu la sherike leh, lehulmulku ue lehulhamdu, ue hue ala kuli shejin kadir). Në dy sahihët, përmendet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e thotë këtë fjalë 100 herë, është e njëjtë sikur t’i ketë liruar dhjetë robër.” Ndërsa nëse e thotë robi këtë fjalë, në çdo natë në dhjetëshen e fundit të Ramazanit dhe e godet natën e Kadrit dhe e llogarisim vlerën e natës së Kadrit në shumfishimin e veprave, i bie sikurse t’i ketë liruar më shumë se 300.000 robër. Ndërsa lirimi i një robi të vetëm është shkak të të lirojë nga zjarri i Xhehenemit. Sikurse është përmendur në dy sahihët, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e liron një rob musliman, Allahu për çdo pjesë të trupit të këtij robi ia liron një pjesë nga zjarri.”

Vlerë e çuditshme, porse neglizhenca e njerëzve nga shembulli i veprave të tilla, në këto net, është edhe më e çuditshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit