🔵 Lojtaret e kombëtares spanjolle të hendbollit për femra kanë shkaktuar debat të gjerë në Izrael, pasi u shfaqën me simbole mbështetëse për palestinezët gjatë një ndeshjeje kundër kombëtares izraelite, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian për femra.
🔵 Sipas gazetës “Israel Hayom”, lojtaret spanjolle hynë në ndeshjen e zhvilluar në qytetin e Granadës e cila përfundoi me fitoren e Spanjës 31-13 duke mbajtur në këpucët e tyre slogane dhe simbole të lidhura me çështjen palestineze, ndër to edhe shprehjen “Nga lumi deri në det”. Kjo u konsiderua nga qarqe izraelite si një “protestë politike” brenda një eventi sportiv. (Al-Araby Al-Jadeed)
