7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Nga historia e jonë kulturore – Dr. Muhamed El-Abdeh

Më të lexuarat

Nga Historia e jonë kulturore
Dr. Muhamed El-Abdeh
Emir Shekib Arslani i shkruan mikut të vet, letrarit të njohur Muhamed Kurd Ali e i thotë:
“Jetoj në Europë tash e dymbëdhjetë vjet. Brenda një muaji për këto vite shkruajta mbi 10 shkrime, kurse brenda një vitit mbi 120 shkrime. Para kësaj kohe kam jetuar më shumë se tredhjet vite duke shkruar vazhdimisht, saqë ajo që kam shkruar në ato tredhjet vite ska qenë më pak se ajo që kam shkruar brenda këtyre dymbëdhjetë viteve të fundit. Në fund të vitit 1932 grumbullova prodhimin e lapsit tim për këtë vit dhe kisha 1153 shkrime të veçanta, 108 artikuj, një poezi dhe mbi 1000 faqe plotësime librit “E tashmeja e botës Islame”. Krejt kjo ishte ajo ku e kam harxhuar thelbin e jetës sime dhe për këtë shpërblimi qëndron tek Allahu.
Mirëpo duhet ta dish një gjë, duhet ta dish se nuk do të jepet haku që e meriton veçse pasi të ndahesh nga kjo botë, pasi që përderisa njeriu është i gjallë zemrat e bashkëkohanikëve të tij janë të ashpra ndaj tij”.
Shife para 100 viteve si është ankuar ky kolos i lapsit dhe letrave nga mosmirënjohja e bashkëkohanikëve të tij ndaj punës që ka bërë!


Përktheu: Bekir Halimi



- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit